Aksident fatal në Bradashesh të Elbasanit, humb jetën këmbësorja 46-vjeçare

Aksident fatal në Bradashesh të Elbasanit, humb jetën këmbësorja 46-vjeçare

11:05, 05/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar rreth orëve të para të ditës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte shtetasen N. S., 46 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në fshatin Bradashesh, shtetasi A. H. dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetasen N. S., 46 vjeçe, këmbësore, e cila për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco