Kanë dalë sot përpara gjykatës katër personat e arrestuar në Shkodër si autorë të dyshuar të vrasjes me tritol të 67-vjeçarit Hysni Ymeri. Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”.
Të ndaluarit janë Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas autoriteteve, ata dyshohen se kanë vepruar në bashkëpunim në kryerjen e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.
Të arrestuarit do të përballen me disa akuza të rënda penale, mes tyre “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e roleve konkrete të secilit prej të dyshuarve.
© SYRI.net