Aksident me vdekje në Durrës, automjeti përplas të moshuarin me biçikletë

19:05, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në afërsi të portit në Durrës.

Sipas njoftimeve të korrespondentëve të SYRI, një automjet ka përplasur një kalimtar që po lëvizte me biçikletë.

Viktima është një burrë 68-vjeç.

Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish”, automjeti tip Benz, që drejtohej nga shtetasi L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. M., 68 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco