Autoriteti portual Vlorë del me njoftimin e rëndësishëm për mjetet lundruese: Mos dilni në det në këto ditë...

Autoriteti portual Vlorë del me njoftimin e rëndësishëm për mjetet lundruese: Mos dilni në det në këto ditë...

13:50, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoriteti portal i Vlorë u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese të mos dalin në det, deri në datën 7 janar, ndërsa përjashtim bëjnë anijet e transportit ndërkombëtar detar të cilat do të vijojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Shkak janë bërë kushtet e rënda hidrometeorologjike, të cilat pritet të përkeqësohen në ditët në vijim brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës.

Si pasojë e kushteve meteorologjike dhe lartësisë së dallgëve që pritet të arrijnë në 1.5 metra lartësi dhe erës së fortë, autoriteti portal Vlorë njofton se:

1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 02.01.2026 deri në datën 07.01.2026 në orën 06:00.

2. drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 07.01.2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco