EMRI/ Tentoi të kalonte lumin Mat dhe e mori rrjedha e ujit, gjendet i pajetë 66-vjeçari në Klos

EMRI/ Tentoi të kalonte lumin Mat dhe e mori rrjedha e ujit, gjendet i pajetë 66-vjeçari në Klos

09:27, 04/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Klos të Matit. 66-vjeçari Xhemal Zhuku, teksa ka tentuar të kalojë lumin Mat, është marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Trupi i pajetë i tij është gjetur disa kilometra më larg, pa shenja jete, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Në kërkime morën pjesë shërbimet e Policisë, familjarët dhe banorë të zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco