U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, humb jetën 42-vjeçari në Novoselë

U godit me top në kraharor gjatë lojës në kalçeto, humb jetën 42-vjeçari në Novoselë

09:51, 26/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, lidhur me një ngjarje të ndodhur më datë 25.12.2025 në fshatin Novoselë.

Sipas të dhënave paraprake, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, ka humbur jetën gjatë një loje futbolli, pasi është goditur nga topi në pjesën e kraharorit dhe më pas është rrëzuar. Gjatë transportimit për në spitalin e Vlorës, 42-vjeçari ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco