Mëngjesin e kësaj të premteje, reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës. Në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur menjëherë punën për pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt.
Sipas të dhënave nga Prefektura e Korçës, aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo problematika në lëvizjen e mjeteve. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset kryesore të qarkut.
Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar është në terren dhe po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën, për të ndërhyrë menjëherë në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
© SYRI.net