Foto: Aksidenti në Levan - Tepelenë, 25 dhjetor 2025

Aksident fatal në Levan-Tepelenë: Humb jetën 16-vjeçari, drejtues i njërit prej automjeteve të përplasura (VIDEO)

20:13, 25/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e Krishtlindjeve duhej të ishte festë, por mbrëmjen e sotme ajo u kthye në lot për familjen e një 16 vjeçari i cili humbi jetën në një aksident fatal në autostradën Levan- Tepelenë.

Adoleshenti, i cili edhe pse nuk kishte moshën për patentë mbrëmjen e sotme ka qenë në sediljen e shoferit të Peugeot, kur makina që drejtonte është përplasur me një Benz tek kryqëzimi i Cakranit rreth orës 19:00. 

"Automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, informoi sot policia e Fierit.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se adoleshenti shofer i Peugeot i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” i cili po udhëtonte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa 16 - vjeçari po dilte në autostradë nga fshati Cakrani.

Adoleshenti ishte nën moshën e lejuar (18 vjeç) për të drejtuar makinën.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale për jetën. Ndërsa pamjet nga vendngjarja të siguruara nga Syri Tv tregojnë se përplasja ka qenë e fuqishme.

Njoftimi i policise

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco