Lajmi i fundit

LIVE/ Gjithë Shqipëria në protestë, Edi Rama antimiting në Tiranë

FOTO/ Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës - Kush është Nevzat Spaho i dënuar nga Gjykata e Elbasanit për...

FOTO/ Dyshohet si ekzekutori i Mondi Mëhallës - Kush është Nevzat Spaho i dënuar nga Gjykata e Elbasanit për...

09:46, 03/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, Mondi Mëhalla, ngjarje që tronditi qytetin mbrëmjen e 30 nëntorit. 

Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë. ndërsa syri.net ka siguruar foton e tij.

Sipas Gazetarit Elton Qyno, Nevzat Spaho, nga Përrenjasi dyshohet se është ekzekutori i Mondi Mëhallës

Ai rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e "Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie" dhe "Mbajtje pa lejë të armë".

Në vitin 2022, ka rezultuar se shtetasi Nevzat Spaho, ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco