Lajmi i fundit

LIVE/ Gjithë Shqipëria në protestë, Edi Rama antimiting në Tiranë

Syri TV/ Zbardhjet e vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, policia: Autorët janë Mario Arani dhe Armando Kola

15:35, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e regjistruar mbrëmjen e 30 Nëntorit në Elbasan. Sipas Policisë autorët të vrasjes janë Mario Arani 32 vjeç banues në Elbasan, i cili ishte nën masën arrest shtëpie, si dhe shtetasin Armando Kola nga Mirdita, por banues në Kurbin. Ndërkohë si bashkëpunëtor të vrasjes janë arrestuar shtetasit Xhino Ago  32 vjeç dhe Marsel Pisha, 52 vjeç roje i karburantit ku ndodhi vrasja. Pista kryesore e vrasjes mbetet ajo e konflikteve ne biznes.

Nga SYRI TV

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, e regjistruar mbrëmjen e 30 nëntorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, është zbardhur nga Policia e Shtetit. Deri tani janë arrestuar dy persona si të përfshirë në krim dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë si ekzekutorë.

Për këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim si ekzekutorë shtetasin Mario Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte nën masën “arrest në shtëpi”, si dhe shtetasin Armando Kola nga Mirdita, por banues në Kurbin.

Mario Arani dhe Armando Kola akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

32-vjeçari Mario Arani ishte në arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë që në muajin qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Ai rezulton i dënuar më herët për shfrytëzim prostitucioni.

Deri tani është bërë arrestimi i shtetasve Xhino Ago, 32 vjeç, ortak në një nga sipërmarrjet me Mëhallën, që akuzohet si bashkëpunëtor në krim, dhe Marsel Pisha, 52 vjeç, roje i karburantit ku ndodhi vrasja, i cili akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorim shtetasit Mario Arani.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, po hetohet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku paraprakisht dyshohet për mosmarrëveshje në biznes mes Mondi Mëhallës dhe ortakëve të tij, mes të cilëve edhe Xhino Ago.

43-vjeçari Mondi Mëhalla u vra me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, pranë karburantit të tij në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, brenda mjetit të tij luksoz Range Rover.

Nga ana tjetër, autorët u larguan drejt Librazhdit, ku më pas dogjën automjetin me të cilin kryen krimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco