FOTO- Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë, dyshohet e autorëve

FOTO- Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë, dyshohet e autorëve

10:23, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Dyshohet se automjeti është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka 43 vjeç, mbrëmjen e së dielës.

Të paktën 10 persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po punon intensivisht për shqyrtimin e pamjeve filmike të zonës dhe mbledhjen e provave të tjera materiale.

Hetimet vijojnë në disa pista paralelisht, ndërsa operacioni policor në terren mbetet në zhvillim. Autorët e atentatit mbeten ende të paidentifikuar.

Lexo dhe: Mond Mëhalla 3 vite në hetim për pastrimin parash, prokuroria më pas kërkoi pushimin e dosjes

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës kur 43 vjeçari u qëllua sapo kishte dalë nga zyra pranë karburantit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan. Sapo është futur në automjetin “Range Rover”, autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco