Oficeri i policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, nuk zbulonte vetëm sekretet hetimore në këmbim të parave për grupin kriminal të Visit të Pojës dhe Dario Myftiut të cilët mbushën Europën me drogë nga Ekuadori.
Nga përgjimet të evidentuara në dosjen e vendimit të GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë, ka dyshime se në të njëjtën kohë, efektivi i Antiterrorit ka qenë vetë personalisht i implikuar në veprimtarinë e shit-blerjes së kokainës.
Në dosje janë përgjime ku diskuton për cilësinë e kokainës, mënyrat e sigurimit të saj, çmimet në tregjet europiane, Hollandë, Spanjë, Roterdam, Barcelona), si dhe vlerat e transportit.
Haxhiaj komunikon me Sky ECC dhe gjatë bisedave madje atij i dërgohen dhe foto me drogën për të cilën bëhet fjalë. Në drogë janë simbolet CR7, BEBE
"Këto komunikime, që datojnë në periudhën kohore tetor 2020 - mars 2021, pasqyrojnë një veprimtari të vazhdueshme të bisedimeve për blerjen, shitjen, sigurimin, transportimin e lëndëve narkotike, kryesisht të tipit kokainë, me çmime, vende furnizimi dhe mënyra veprimi të detajuara" thuhet në dosje.
Kodi në SkyECC i policit të Prodës
Bisedat janë zhvilluar gjatë vitit 2020 - 2021 i cili në kohën e përdorimit të aplikacionit SkyECC, me kodin pin HY67U7 ka patur funksionin e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Aktualisht ai ishte transferuar tek Antiterrori, seksioni i posaçëm në Drejtorinë e Policisë të drejtuar nga Ilir Proda.
Hoxhaj u arrestua në 27 nëntor 2025 në ambientet e Akademisë së Policisë, aty ku ajo kishte shkuar për të ndjekur studimet me qëllim rritjen në “gradën” policore, në kuadër të operacionit 'Golden River' ku u ekzekutuan 24 urdhërarreste. Sot GJKKO e la në 'arrest me burg' edhe pse para gjykatës pretendoi se nuk ka qenë pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe as nuk ka përdorur kurrë aplikacionin SKY ECC.
Bisedat për mallin
Nga komunikimi i datës 08.03.2021 Igli Haxhiaj pyet për “mall të mirë me çmim”. Përdoruesi i pin SEJRCV (I paidentifikuar) i ofron “Holland me 29”, ndërsa shton se ka “të përzier me 25”. Haxhiaj vë në dukje se “qenka shtrenjtë” por pranon se “po prapë është duke u dhënë me aq”.Komunikimet paraqesin qartësisht diskutime për çmime, cilësi dhe lloje të lëndës narkotike.
Bisedë e datës 08.03.2021.
I.Haxhiaj: Vllasi e ke punenandej… A kenoimall te mire me çmim
SEJRCV: Si e kom hajdemo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal…Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin FM369H.
Në një tjetër bisedë me përdoruesin e pin FM369H (I paidentifikuar), ky i ofron Igli Haxhiajt mall me çmim “28”, duke i sugjeruar që ta marrë “një për provë”. Shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj kërkon informacion për cilësinë dhe shprehet “me lek në dorë se pa lek s’dua”.
FM369H: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt..me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi..Aeshte e mire?... Me lek ne dore se pa lek sdua une… Aeshte e mire di gje?
FM369H: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit IgliHaxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.
Përdoruesi I kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:
I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket
CXQD1I: mall ketu 38….
I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…
CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim…Se po mori dhe ky niku…i them dy copa
Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mundte me duhen 2.
CXQD1I :Ne dures jane keto se ka trellojstampash
I.Haxhiaj: a jane gje ?ike provuar ti…mi co pak qe ti bej save… A e ke provu ti
CXQD1I: Jam ne timon, ticoj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
I.Haxhiaj: merridy gram ta provoj.
Në bisedën e datës 01.03.2021, përdoruesi i pin FM369H deklaron se ka “një copë në Athinë”, duke shpjeguar se “ajo ngarkesë është… pml, a body, rolex… nuk e di fiks, por ajo punë është”. Ai i shpjegon skemën e çmimeve: “29k blerja, 2k transporti, 31k… e marrim 30k”.
Komunikimet e mësipërme provojnë se palët diskutojnë llojin, origjinën, çmimin dhe mënyrat e transportit të lëndës narkotike.
Në një bisedë të datës 08–12.02.2021 bëhet pazar për drogë në Hollandë.
Komunikimet tregojnë qartësisht marrëveshje për sasi të vogla dhe të mëdha narkotikësh dhe për çmime në tregun holandez.
Nga përmbajtja e bisedës jepet njoftimi se: Përdoruesi i pin 1UN9CQ kërkon “20 buk në Hollandë”.
Shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj i ofron çmimin “28 ma le mua”. Më pas deklaron se “ka një të mirë në Rotterdam me 27”, duke dërguar foto të produktit dhe duke shpjeguar se “keto që të çova tani janë 100% colo, origjinale”. Diskutohet cilësia (“luspa”, “a është e lamë”), origjina dhe mënyra e verifikimit.
Si argumenton gjykata këto biseda?
"Edhe pse deri në këtë fazë hetimore nuk janë sekuestruar sasi konkrete të lëndëve narkotike dhe rrjedhimisht nuk është kryer ekspertim laboratorik, nga analiza e komunikimeve të mësipërme, rezulton se:
Bisedat zhvillohen rreth lëndëve narkotike, duke përdorur terma që i takojnë këtyre lëndëve si: “mall”, “copë”, “luspa”, “Hollandë”, “Barcelona”, “transport”, “origjinale”, “colo”, etj. Po ashtu, diskutohen çmime, sasi, mostra për testim, cilësia, vendndodhjet dhe metodat e shpërndarjes. Shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj rezulton jo vetëm pjesëmarrës në këto biseda, por edhe person që ndërmjetëson, negocion, kërkon cilësi, siguron transport dhe ka kontakte në disa shtete.
Nga veprimet hetimore të deritanishme nuk janë gjetur prova se është sekuestruar në ndonjë rast ndonjë sasi lënde narkotike dhe si rezultat nuk është kryer ndonjë ekspertimin nëse lënda është ose jo lëndë narkotike apo cila është cilësia e saj. Por, bisedat dhe komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi se shtetasi Igli Haxhiaj dhe personat e tjerë komunikojnë pikërisht për shitjen, blerjen apo transportimin e lëndëve narkotike, pavarësisht faktit nëse këto episode janë realizuar apo nuk janë realizuar" evidentohet në dosje
Nga të dhënat e mësipërme, gjykata konkludon se Igli Haxhiaj, minimalisht ka qenë në dijeni të mbajtjes, tregtimit dhe transportimit të lëndëve narkotike dhe ka dyshime se në të njëjtën kohë, është vetë personalisht i implikuar në këtë veprimtari të shit-blerjes së lëndëve narkotike.
Shtetasi nën hetim Igli Haxhiaj, në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore, ka pasur detyrimin ligjor të parashikuar nga neni 293 i Kodit të Procedurës Penale për të referuar menjëherë çdo njoftim për veprimtari të tillë kriminale, detyrim të cilin nuk e ka përmbushur, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, thuhet në vendimin e gjykatës, thuhet në dosje.
Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 3 u ekzekutuan në vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri. Tre anëtarët e arrestuar të grupit Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla u arrestuan dhe do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.
Për këtë operacion, Italia ka shpallur në kërkim edhe Visin e Pojës dhe anëtarë të tjerë të grupit. Ata dyshohet se kanë trafikuar 1.3 kokainë nga Amerika e Jugut në Itali gjatë viteve 2020-2025. Doçi dhe dy anëtarë të tjerë Denis Myftiu dhe Erion Kapidani koordinonin të gjithë trafikun e drogës nga Shqipëria.
© SYRI.net