'Mos u afroni se do ju vras'- QĂ«ndruan mbi 10 orĂ« tĂ« ‘ngujuar’ nĂ« njĂ« banesĂ«, si policia ra nĂ« gjurmĂ« tĂ« dy personave tĂ« armatosur

'Mos u afroni se do ju vras'- QĂ«ndruan mbi 10 orĂ« tĂ« ‘ngujuar’ nĂ« njĂ« banesĂ«, si policia ra nĂ« gjurmĂ« tĂ« dy personave tĂ« armatosur

08:44, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Mos u afroni se do ju vras”- KĂ«shtu i janĂ« drejtuar dy personat nĂ« fshatin Orosh uniformave blu dhe mĂ« pas janĂ« ngujuar nĂ« njĂ« banesĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ« se 10 orĂ«.

Sipas burimeve thuhet se brenda banesës policia ka gjetur tre armë zjarri dhe municion luftarak.

Dy personat që u ngujuan Erzen Uka ashtu edhe Julian Cumraku nuk kanë dhënë deklarime para policisë, ndërsa njëri prej tyre ka një plagë sipërfaqësore në kofshë.

LEXO EDHE: Orosh/ Dorëzohen dy personat që kërcënonin se do qëllonin mbi policinë e RENEA-n

Erzen Uka dyshohet të jetë vetëplagosur për të ngritur akuza ndaj policisë se kanë qëlluar me armë.

Por si policia ra në gjurmët e tyre? Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm policia e Pukës ka qenë për kontroll kanabisi në ambiente të mbyllura. Sapo i janë afruar banesës dy të armatosurit i kanë thënë: Mos u afroni se do ju vras.

LEXO EDHE: Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

Julian Cumraku dhe Erzen Uka u dorëzuan pas shumë orësh negociata me policinë dhe të afërmit e tyre, ndërkohë që nuk munguan as kërcënimet me armë zjarri nga ana e tyre.

Gjatë orëve të izolimit, nuk munguan kërcënimet me armë zjarri, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco