Janë dorëzuar dy personat e ngujuar në një banesë në Orosh, dhe që kërcënonin se do qëllonin me armë mbi policinë dhe RENEA-n.
Julian Cumraku dhe Agron (Hamza) Uka janë vetëdorëzuar pas negociatave të gjata ditën e sotme nga RENEA me familjarët e tyre.

Pas përpjekjeve të mëparshme me vëllain dhe më pas me motrën e njërit prej dy shtetasve të izoluar në banesë, forcat e policisë kanë arritur të bindin dy shtetasit që të dalin nga banesa.
RENEA është futur në banesë për të kontrolluar për eksplozivë të mundshëm.
© SYRI.net