Fshati Orosh nën rrethim. RENEA thirrje me megafon, 2 të armatosur dyshohen se fshihen në banesë

19:44, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që prej mëngjesit të ditës së sotme një banesë e pabanuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit është rrethuar nga policia.

Brenda saj fshihen dy persona të armatosur. Sipas burimeve bëhet fjalë për shtetasit Julian Cumraku dhe Arben Uka, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia. Mësohet se të dy këta persona qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji.

Policia ka bërë thirrje disa herë me megafon që dy personat të vetëdorëzohen, por nuk kanë marrë asnjë reagim.

Pas dështimit të negociatave të policisë së Pukës, në vendngjarje janë edhe forcat RENEA, ku edhe ato prej të paktën dy orësh vijojnë të bëjnë thirrje me megafon.

I gjithë fshati Orosh është rrethuar nga policia, ndërsa në zonë ka mbërritur edhe një autoambulancë. Syri Tv sjell pamjet e operacionit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco