Pukë, policia rrethon një banesë, dyshohet se fshihet një person i armatosur. RENEA gati të ndërhyjë

Pukë, policia rrethon një banesë, dyshohet se fshihet një person i armatosur. RENEA gati të ndërhyjë

14:35, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.

Sipas informacioneve të para, Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës mund të ndodhet një person i armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se banesa ndodhet në afërsi të shkollës së Oroshit, e rrethuar prej mëngjesit të sotëm.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Nuk ka ende detaje zyrtare mbi identitetin e personit të dyshuar apo rrethanat që kanë çuar në nisjen e operacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco