Disa persona janë përfshirë në një sherr masiv mbrëmjen e kësaj të hënë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Ky i fundit është plagosur me thikë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, ndërsa vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
© SYRI.net