EMRI/ Humb jetën 22-vjeçari nga Elbasani, u përfshi në aksident 3 ditë më parë

EMRI/ Humb jetën 22-vjeçari nga Elbasani, u përfshi në aksident 3 ditë më parë

10:41, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Humb jetën tri ditë pas aksidentit 22-vjeçari nga Elbasani.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.

Për pasojë, mbetën të plagosur edhe drejtuesi i mjetit bujqësor dhe një person tjetër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, i riu Veliaj, që punonte në sektorin privat në një njësi shërbimi në qytetin e Elbasanit , pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco