Aksi rrugor Sauk–TEG është mbuluar me copa tullash dhe skocjesh në një gjatësi të konsiderueshme.
Sipas raportimeve në media, mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasoje se një kamioni i është hapur spondi gjatë lëvizjes, duke shpërndarë tulla dhe copëza materiali ndërtimi në mes të rrugës.
Pamjet tregojnë se rruga është mbuluar me mbetje ndërtimi, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur dëmtimet apo aksidentet.
Qytetarët kanë denoncuar gjendjen skandaloze duke u shprehur të indinjuar nga mungesa e reagimit të autoriteteve.
“Çakëll mali në mes të rrugës, ky është Albanistan”, shprehen qytetarët e indinjuar.
Ndërkohë, deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve kërkojnë që institucionet përgjegjëse, ARRSH, firma kontraktuese, dhe Policia Rrugore të reagojnë urgjentisht për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm në këtë aks.
© SYRI.net