Aksidenti tragjik në Vlorë/ Shoferi i ‘Porsche’ kreu parakalim me shpejtësi skëterrë, 17-vjeçari u hodh...

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Shoferi i ‘Porsche’ kreu parakalim me shpejtësi skëterrë, 17-vjeçari u hodh...

10:16, 28/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja kanë dalë nga aksident i rëndë me pasojë vdekjen në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në vend pas përplasjes fatale nga automjeti tip “Porsche”, që drejtohej nga 32-vjeçari Hait Bajramaj.

Sipas burimeve nga policia dhe dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka kryer një parakalim të gabuar me shpejtësi të lartë, duke përplasur motorin që drejtohej nga i riu, i cili po kthehej nga puna. Përplasja ka qenë aq e fortë, sa motomjeti është shtyrë rreth 100 metra nga pika e goditjes.

Fatkeqësisht, 17-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, pa mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. Ndërkohë, efektivët e Krimeve të Rënda po mbledhin pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa pritet që hetimet e para të sqarojnë rrethanat e sakta të aksidentit tragjik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco