Nga Elton Qyno
Zv/kryeministria e Shqipërisë, Belinda Balluku, ka refuzuar të paraqitet sot për tu njohur zyrtarisht me akuzën e "Shkeljes së pabarazisë në tendera".
Zyrtarja e lartë është larguar jashtë Shqipërisë për të marë pjesë në një forum ekonomik.
Emri i Belinda Ballukut është rregjistruar si person nën hetim ndaj të cilës po zhvillohen hetimet.
Ikja e Belinda Ballukut dhe mosparaqitja e saj në SPAK,janë veprime përpelitje me qëllim shmangien e interesit mediatik, politik dhe opinionit publik ndaj këtij rasti.
Ndërsa ditën e sotme janë paraqitur disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës, ku janë njohur me akuzën zyrtare.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar përmes burime pranë SPAK se prokurori është njoftuar nga avokati mbrojtjës i Belinda Ballukut, për mosprezencën e saj në SPAK, duke rezervuar një ditë tjetër për tu paraqitur dhe kaluar këtë moment provedurial.
Belinda Balluku, pritet të meret e pandehur për akuzën e "Shkeljes së pabsrazisë në tendera" lidhur me kontratën 2 milion euro të fituar nga kompania "Net Group" e Valter Begaj dhe kompania Hollandeze,“Hill International N.V”, të cilat do mbikqyrnin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
© SYRI.net