'Vrasje e dyfishtë në Manzë'/ Konflikti për një kafe përfundon me 2 të vrarë

14:24, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

2 te rinj të vrarë dhe një në kërkim është bilanci tragjik i një konflikti që nisi për një kafe në një lokal në Manzë të Durrësit.  Dy të rinj Daniel Pepa  dhe Arianit Kurti u konfliktuan me kamerierin  lokalit pasi nuk mundi t’u shërbente kafe pak pas mesnate. Në konflikt u përfshi dhe një tjetër i ri, Florian Paluçi që doli në mbrojtje të kamerierit.  Në debat e sipër Florian Paluçi  vrau  Arianit Koçin, teksa u ekzekutua në çast nga Daniel Pepa.

SYRI TV

Qyteza e Manzës është tronditur nga një vrasje e dyfishtë orët e para të mëngjesit të kësaj mërkure, teksa debati ka nisur për ekspresin e kafesë që ishte i fikur.

Dy të rinj Daniel Pepa 21 vjeç  dhe Arianit Kurti 23 vjeç  rreth orës 1:45 kanë hyrë në një lokal ku kanë kërkuar t’u shërbehej kafe.

Kamarieri i lokalit Alteo Pepa  u ka thënë se nuk të shërbejë kafe pasi në atë orar është ekspresi i fikur dhe këtu ka nisur debati verbal me Daniel Pepës dhe kamarierit, i cili është ofenduar me fjalë të rënda nga Pepa.

Në këtë momente në konflikt  me Daniel Pepën dhe Arianit Kurtin  është përfshirë dhe 33 vjeçari Florian Paluçi që ka dalë në mbrojtje të kamerierit, pasi ishte në tavolinë me këtë.

Në debat e sipër që ka vijuar jashtë lokalit  Florian Paluçi ka nxjerrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të Arianit Kurtin, duke e lënë të vdekur në vend, teksa shoku i  Arianitit, Danieli ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj Florian Paluçit, duke e lënë të vrarë.

 Danieli Pepa është larguar pas këtij krimi të rëndë, teksa Policia dhe Prokuroria kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Kamerieri i lokalit  Aleto Pepa ka rrëfyer për oficerët e Policisë gjyqësore dinamikën e konfliktit të rëndë që u mbyll me dy të vdekur.

“Ishte ora rreth 1:45 në momentin e ngjarjes ishin 5 persona, Daniel Pepa hyri i pari  në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, eksperesi ishte i fikur dhe ju thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai më ktheu se dua kafe patjetër dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin”

Për mediet ka folur dhe punonjësi i karburantit, që evidentoi se të rinjtë e përfshirë në konflikt nuk i njihte, por evidentoi se ishin të sjellshëm

Ngjarja ka tronditur banorët e komunitetit të Manzës, që të rinjtë i njihnin si djem jo problematik, madje njëri prej tyre u shpreh Arianit Kurtin kishte lidhje farefisnore.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në polici  5 persona të cilët po japin dëshmitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco