Mbeti i vrarë pas sherrit për një kafe, zbulohet fotoja e Aranit Kurtit, u qëllua nga Flori Paluçi

Mbeti i vrarë pas sherrit për një kafe, zbulohet fotoja e Aranit Kurtit, u qëllua nga Flori Paluçi

11:49, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i vrarë në konfliktin për një kafe në një lokal në Manëz të Durrësit.

Image

Vrasja dyshohet se ndodhi pas një sherri për një kafe të pashërbyer nga kamarieri i lokalit pranë një karburanti në zonë.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin (një nga viktimat) kanë shkuar në lokal.

21-vjeçari Daniel Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte.

Më pas, sipas burimeve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.

LEXO EDHE: Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte fikur, si u vranë dy të rinjtë për porosinë e 1 kafeje

Aty ka ndërhyrë 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili i ka thënë që “t’i nuk mund ta fyesh, kamarieri është ulur në tavolinë me mua”.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë 33-vjeçarin.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

LEXO EDHE: Krimi i dyfishtë në Durrës, zbardhet dinamika! 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë (EMRAT)

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco