Lokali ku ndodhi vrasja e Aranit Kurtit në Manëz të Durrësit, 22 tetor 2025

Krimi i dyfishtë në Durrës, zbardhet dinamika! 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë (EMRAT)

07:37, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi Daniel Pepa, 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.

Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

LEXO EDHE: LAJMI I FUNDIT/ Vriten dy persona me armë zjarri pranë një karburanti në Durrës

Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit Daniel Pepa, i cili aktualisht është në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe për të administruar çdo provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të dyfishtë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco