Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur mëngjesin sotëm ( 22 tetor) në Manëz, pranë një karburanti.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti 23 vjeç, dhe Flori Paluçi 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 33 vjeçari Paluçi është vrarë nga shtetasi Daniel Pepa, 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz, ndërsa Aranit Kurti dyshohet se është qëlluar për vdekje nga Flori Paluçi gjatë konfliktit.
Policia vijon kontrollet për gjetjen e shtetasit Daniel Pepa.
Durrës/Informacion paraprak:
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
© SYRI.net