Vrasja e dyfishtë në Durrës, pesë persona të shoqëruar, dëshmitarët: Sherri nisi për një kafe/ Autori ende në arrati

Vrasja e dyfishtë në Durrës, pesë persona të shoqëruar, dëshmitarët: Sherri nisi për një kafe/ Autori ende në arrati

10:25, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pesë persona janë shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Bëhet me dije se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para autoriteteve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë rreth orës 01:45. 

LEXO EDHE: Krimi i dyfishtë në Durrës, zbardhet dinamika! 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë (EMRAT)

Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit dhe në atë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

LEXO EDHE: Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte fikur, si u vranë dy të rinjtë për porosinë e 1 kafeje

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco