Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara kriminale e Flori Paluçit

09:31, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë me pasojë dy viktima ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm në Manëz (22 tetor), pranë një karburanti.

Sipas burimeve policore, pas një konflikti që dyshohet për motive të dobta, janë vrarë me armë zjarri Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Arianit Kurti, 23 vjeç, të dy banues në Manëz.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, 21 vjeç, ndërsa Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Paluçi, gjatë përplasjes së armatosur.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar Daniel Pepa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Policisë po zhvillojnë kontrolle intensive për kapjen e tij.

LEXO EDHE: Krimi i dyfishtë në Durrës, zbardhet dinamika! 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë (EMRAT)

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Flori Paluçi ka qenë person i skeduar në Itali për krime të ndryshme, dhe më herët ka qenë pjesë e një grupi grabitësish, që vepronte në territorin italian.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e çdo personi të përfshirë dhe administrimin e provave me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

VRASJA PER NJE KAFE

LEXO EDHE: Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte fikur, si u vranë dy të rinjtë për porosinë e 1 kafeje

Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.

Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

LEXO EDHE: Dy të vrarë pas sherrit për një kafe në Manëz të Durrësit/ Ja fotoja e njërit prej viktimave, 23 vjeçarit Arianit Kurti

Konflikti ka nisur pasi një personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit.

Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco