Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kullat e krimit që po e zënë poshtë Ramën

GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit

GJKKO lë në burg të dashurën e Safet Bajrit, dyshohet se ndihmoi në vrasjen e Fatbardh Licit

11:28, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit do qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë.

Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “grupi i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco