Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarëve të tij

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarëve të tij

16:20, 10/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-shoferin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Sokol Idrizaj, si dhe për disa familjarë e bashkëpunëtorë të tij, të dënuar më herët për vepra penale të ndryshme.

Dënimet e konfirmuara janë:

-Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, dënuar me 11 vite burg secili. Me gjykim të shkurtuar, 7.5 vite burg.

-Sokol Idrizaj, ish-shoferi i Ardi Veliut, i dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg.

-Elda Idrizaj, bashkëshortja e Sokol Idrizajt, e dënuar me 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar 5.7 vite burg.

-Egi Idrizaj, vajza e madhe e Sokol Idrizajt, e dënuar me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4.7 vite burg.

-Bora Idrizaj, vajza e vogël e Sokol Idrizajt, e dënuar me 2 vite burg, ndërsa u aplikua neni 59 i Kodit Penal.

-Tomorr Baruti i dënuar me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar 1.4 vite burg.

-Vangjush Kasharra, u shpall i pafajshëm për akuzën e "fshehjes së të ardhurave".

Në këtë çështje, Apeli i Posaçëm nuk ka pranuar ankimet e të dënuarve dhe ka lënë në fuqi vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke konfirmuar masat e dënimit sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal, përfshirë edhe përfitimet nga gjykimi i shkurtuar apo pezullimi me kusht i vendimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco