Tre të arrestuarit janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës, nën masa të rrepta sigurie, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 tetor në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku një sulm me armë tronditi institucionin e drejtësisë.
Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili hyri i armatosur në ambientet e gjykatës mesditën e 6 tetorit dhe qëlloi me armë zjarri, duke vrarë gjyqtarin dhe plagosur dy persona të tjerë.
LEXO EDHE: Zbulohet modeli i armës gjermane që Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalanë në gjyq
Para gjykatës është paraqitur edhe Banush Koxhaj, punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit, i cili dyshohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar futjen e armës brenda godinës së gjykatës, duke shkelur protokollet e sigurisë.
Ngjarja ndodhi gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore, ku për pasojë të plagëve të marra, gjyqtari humbi jetën brenda në sallën e Gjykatës së Apelit. Të plagosur mbetën babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor që po zhvillohej.
LEXO EDHE: ‘Gjon Shkambi nxiti vrasjen e gjyqtarit Kalaja’/ Prokuroria ‘heshti’ për vrasjen e paralajmëruar!
Elvis dhe Gjon Shkambi, akuzohen për veprën penale të “Vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese” ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja, “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë ndaj dy personave të tjerë babë e bir, dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”
© SYRI.net