Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Humbi jetën pasi automjeti ra në humnerë, policia jep detaje nga aksidenti në Fushë-Arrëz: 51-vjeçari…

07:28, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”.

51-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Qafë Mali - Fierzë, makina bie në 300m humnerë, humb jetën shoferi

Për fat të keq për shkak të plagëve të marra, 51-vjeçari i identifikuar me inicialet P.U. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Fushë-Arrëz / Informacion paraprak"

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi P. U., 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi P. U. ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco