Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

19 vjeçari kapet me 4 emigrantë në makinë, i mori në kufi me Greqinë, t'i çonte në Mal të Zi

19 vjeçari kapet me 4 emigrantë në makinë, i mori në kufi me Greqinë, t'i çonte në Mal të Zi

15:49, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 19 vjeçar banues në Durrës është arrestuar ndërsa po transportonte me automjet 4 emigrantë të paligjshëm, që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari ndihmonte emigrantë nga vendet e treta të kalonin fillimisht kufirin me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, kundrejt një pagese prej 400 euro për person.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 400 euro për person.

I riu u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet, 4 emigrantë që synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

V. T., 19 vjeç, banues në Durrës akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco