Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Dëgjova krismat dhe…’/ Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtajt që mbeti i plagosur në Gjykatën e Apelit

11:18, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ervis Kurtaj, një prej të plagosurve nga autori Elvis Shkambaj ka dëshmuar përballë hetuesve mbi ngjarjen e ndodhur në gjykatë.

Ai së bashku me babain e tij, Ragip Kurtaj ishte në ambjetet e Gjykatës së Apelit, ku edhe ata janë pjese në palës në konflikt me familjen Shkambi, që pretendojnë se toka i përket atyre.

Burime nga policia bejnë me dije se ai gjatë deklarimeve në polici ka shprehur se ngjarja ndodhi krejt papritur e ndërsa sapo dëgjoi krismat tentoti të largohet me babain e tij.

Ervis Kurtaj: Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishtë në favor tonin, në atë moment është cuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogel, por sa dëgjova krismat kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh.

Babe e birë, të cilët kishin dëmtime nga arma e shkrepur prej Elvis Shkambajt morën mjekim në spitalin e Traumes në Tiranë, ku një ditë më parë kanë lënë spitalin dhe janë larguar drejt banesës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco