Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

VIDEO/ Nxiste për të vjedhur 13 – vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

09:14, 08/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është arrestuar një 23-vjeçar nga policia e Tiranës, pasi ai nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.

Ndërkohë që është vënë nën hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.

Policia ka sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Influenca”.

Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur.

Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura.

Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër të të cilit:

-u arrestua shtetasi J. K., 23 vjeç, banues në Tiranë;

-u proceduan në gjendje të lirë dy 13-vjeçarë dhe shtetasi Sh. M., 48 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. K. nxiste në mënyrë të vazhdueshme, njërin prej 13-vjeçarëve të proceduar, për të kryer vjedhje, ndërsa i mituri tjetër dhe shtetasi Sh. M. përvetësonin sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco