Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

'Martoj vajzën, mezi e pres atë ditë'- Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para seancës ku u vra me armë zjarri nga Elvis Shkambi

'Martoj vajzën, mezi e pres atë ditë'- Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para seancës ku u vra me armë zjarri nga Elvis Shkambi

07:48, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqipëri u trondit dje (6 tetor) nga një ngjarje tepër e rëndë, ku brenda sallës së gjyqit u vra me armë zjarri gjyqtarit, Astrit Kalaja.

Ai u qëllua nga 30-vjeçari Elvis Shkambi brenda sallës së Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë një gjyqtar ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

LEXO EDHE: Dinamika/ Si u ekzekutua gjyqtari Kalaja pasi dha vendimin për pronën në Shkodër

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, kanë qenë fjalët e gjyqtarit të ndjerë.

Ka diskutime që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.

LEXO EDHE: Vrasja e gjyqtarit/ Gazeta franceze ‘Le Monde’: 213 incidente me armë janë regjistruar vetëm në 6 muaj në Shqipëri

VRASJA

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë  e bir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco