Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

EMRAT/ Të armatosur dhe në tentativë arratisjeje, arrestohen në Fier dy shtetas

EMRAT/ Të armatosur dhe në tentativë arratisjeje, arrestohen në Fier dy shtetas

10:29, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Fier janë arrestuar Gentjan Ndreko, i njohur edhe si Gentian Selaci, 40 vjeç, dhe Ana Pelanaj, 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke qarkulluar me armë zjarri pa leje. Dy të ndaluarit udhëtonin me një automjet tip “Audi” në lagjen “Apollonia”, kur tentuan të largohen gjatë një ndalese, por u kapën menjëherë.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të Ndrekos, u gjet një pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe dy aparate celularë.

Të dy personat përballen me akuza për armëmbajtje pa leje, mosbindje ndaj autoriteteve, si dhe për pengim të hetimeve në rastin e Ana Pelanajt. Çështja i është referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Qarkullonin të armatosur dhe nuk iu bindën urdhërit të policisë për të ndaluar, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet një pistoletë me municion luftarak, automjeti dhe 2 celularë.

Pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip "Audi", lëviznin shtetas të armatosur, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier me mbështetjen dhe të Forcës së Posaçme "Shqiponja", pasditën e djeshme, në lagjen "Apollonia" kanë ndaluar për kontroll automjetin tip "Audi" me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja kanë tentuar të largohen por janë kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit, në çantën marsup të drejtuesit të automjetit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 aparate celularë.

Në vijim të veprimeve për rastin, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi G. N. alias G. S., 40 vjeç, banues në fshatin Sulaj, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe shtetasja A. P., 31 vjeçe, banuese në fshatin Portëz, për veprat penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco