Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Miliona euro dëm shtetit/ Dosja 'Bankers Petroleum' në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë

09:57, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme SPAK. Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën dhe ka kaluar çështjen në SPAK, pasi ka konstatuar se disa persona të arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, me qëllim vjedhjen e shumave financiare nga “Bankers Petroleum”.

Vendimi për shpalljen e moskompetencës është mësuar nga gazetari Elton Qyno, pasi burime pranë Prokurorisë së Fierit kanë konfirmuar se CEO i “Bankers Petroleum”, kinezi Hongping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo, si dhe persona të tjerë të ndaluar, kanë vepruar si grup kriminal.

Të dy personat e sipërpërmendur akuzohen për skemë mashtruese me TVSH-në dhe evazion fiskal, ndërsa për Leonidha Çobon dyshohet edhe për pastrim parash.

Pak kohë më parë, Gjykata e Apelit ndryshoi vetëm një nga 5 masat “arrest në shtëpi”. Doina Goga ndodhet aktualisht në “detyrim paraqitje”, për shkak se është nënë e një fëmije 2-vjeçar.

Këta persona vijojnë të mbeten në “arrest shtëpie”:

Shtetasi Kinez Lianyi Wang

Shqiptarët Ardit Kero, Flavia Capo dhe Kledi Xhani

Ndërsa për këta të tre:

Majlinda Thana

Matilda Ibraliu

Erton Ademaj

Apeli ka konfirmuar masën “detyrim paraqitje”, dhe ka revokuar masën e ndalimit të udhëtimit jashtë vendit.

Aksioni në “Bankers Petroleum Albania” është kryer nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila ka ekzekutuar 10 masa sigurie, ndërkohë që në kërkim mbeten ende 4 persona të huaj.

Hetimet janë zhvilluar për 6 muaj nga organi i akuzës, në bashkëpunim me strukturat tatimore dhe policore, dhe lidhen me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare në një shkallë të madhe.

Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës 2004–2024, kompania “Bankers Petroleum” ka shmangur tatimet, duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit shqiptar.

Sipas të njëjtit burim, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej 532 miliardë lekë, por pavarësisht kësaj, ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh humbje.

Sipas organit të akuzës, përmes kësaj skeme, kompania ka shmangur pagimin e tatim-fitimit për 20 vite me radhë, dhe për më tepër ka përfituar rimbursime fiktive të TVSH-së, duke shkaktuar dëm financiar në miliona euro në buxhetin e shtetit.

Vetë kompania ka mohuar akuzat përmes një deklarate, duke u angazhuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet shqiptare për çështjen.

Masat e marra nga gjykata

Masa “arrest me burg” për:

Leonidha Çobo

Hongping Xiao

Masa “arrest në shtëpi” për:

Lianyi Wang

Ardit Kero

Flavia Capo

Kledi Xhani

Ndryshim mase në “detyrim paraqitje” për:

Doina Goga

Masa “detyrim paraqitje”, revokohet ndalimi i udhëtimit jashtë vendit për:

Majlinda Thana

Matilda Ibraliu

Erton Ademaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco