Lajmi i fundit

EMRI/ Po hidhte mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë

Vodhi në lokal, çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

Vodhi në lokal, çantën e një klienti, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

09:43, 04/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vodhi në lokal, çantën e një klienti, identifikohet dhe kapet menjëherë pas krimit.

Ngjarja ndodhi në një lokal në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. G., 65 vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Gjendet e fshehur në një rrugicë në afërsi të lokalit, çanta me një shumë të konsiderueshme eurosh në të.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në një lokal në rrugën “Mihal Duri”, i kishin vjedhur çantën me një shumë eurosh në të, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 identifikuan dhe kapën autorin e dyshuar të vjedhjes, shtetasin A. G., 65 vjeç.

Gjithashtu, gjetën të fshehur në një rrugicë përgjatë Rrugës së Durrësit, çantën me shumën e eurove, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco