Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e Kufirit të Gjelbërt në Kakavijë, i cili ditën e djeshme përplasi për vdekje një grua me makinë.
Në pranga ra efektivi me iniciale A. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
“Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë”, informoi AMP.
Blutë informojnë se janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.
Njoftimi:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë në DVKM Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
LEXO EDHE: EMRI/ Oficeri i Policisë përplas për vdekje 71-vjeçaren në aksin Gjirokastër-Kakavijë
Arrestimi i tij u krye pasi ditën e djeshme gjatë drejtimit të mjetit ka aksidentuar shtetasen K. H., e cila si pasojë ka ndëruar jetë. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i automjetit, gjithashtu edhe marrja e një mostre gjaku për kryerjen e Ekspertimit Toksikologjik. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar negativ.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
© SYRI.net