Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Aksioni në Pogradec, ndëshkohen 20 kontrabandistë të druve të zjarrit

Aksioni në Pogradec, ndëshkohen 20 kontrabandistë të druve të zjarrit

15:29, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët në zonat e juglindjes kanë nisur tashmë sigurimin e druve të zjarrit për periudhën e dimrit. Bashkë me rritjen e kërkesës, janë shtuar edhe tentativat për kontrabandimin e lëndës drusore për ngrohje.

Kjo ka bërë që Drejtoria Pyjore e Bashkisë së Pogradecit të intensifikojë punën për goditjen e paligjshmërisë në prerjen dhe tregtimin e druve të zjarrit, duke identifikuar dhe ndëshkuar mbi 20 persona.

Ndërkohë, në këtë aksion është përfshirë edhe Agjencia e Mbrojtjes së Territorit, policia bashkiake dhe ajo e shtetit, duke kryer patrullime edhe në akset rrugore, veçanërisht gjatë orëve të natës.

Pogradeci dhe e gjithë zona e juglindjes së vendit, gjatë muajve të dimrit, e kanë bazën kryesore të ngrohjes tek drutë e zjarrit, kjo për shkak të temperaturave të ulëta që shënohen në këto zona./a2cnn/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco