Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

EMRAT/ Arrestohet në Durrës 50-vjeçari, në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike

EMRAT/ Arrestohet në Durrës 50-vjeçari, në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike

13:49, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Durrës është ndaluar një 50-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi me iniciale Nerim Taci , i njohur edhe me emrin Alias Klosi, banues në Gjormë të Kurbinit, ishte në kërkim që prej vitit 2022, kur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai është ndaluar pas lokalizimit dhe identifikimit të vendndodhjes së tij. Procedurat e mëtejshme ligjore do të ndiqen në bashkëpunim me autoritetet përkatëse në Mat.

Njoftimi:

Durrës

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit: 

N. T. alias A. K., 50 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.  

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Mat. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco