Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje, ju gjenden kallashnikovë, pistoleta e drogë

Greqi/ Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vrasje, ju gjenden kallashnikovë, pistoleta e drogë

13:25, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë pasi rezultojnë të jenë autorë të një vrasje të mbetur në tentativë vitin e kaluar.

Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ata janë pjesë e një organizate kriminale, ndërsa 39-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, person i njohur për autoritetet greke.

Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia greke ju gjeti dhe sekuestroi armë të ndryshme si kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë e fishekë, si dhe një sasi hashashi prej 28 kilogramë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco