Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Policia rindërton skemën për vrasjen e dyfishtë në Shkodër, merret në pyetje Mustafa Lici: Motra dha banesën me qira

13:00, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shkodrës po rindërton skemën e masakrës së Shkodrës që mori 2 jetë dhe plagosi 2 persona të tjerë.

Me ndihmën e kamerave të sigurisë, policia po ndërton të gjitha lëvizjet që Ragip Gila ka bërë para atentatit dhe pas tentativës për tu larguar nga vendngjarja. 

Po ashtu në pyetje kanë marrë dhe Mustafa Licin, për shkak se banesa që përdorej si bazë kriminale ndodhet në emër të motrës së tij.

Lici në dëshminë para policisë, ka deklaruar se e motra këtë banesë e ka dhënë me qira, duke qenë së jetonte jashtë shtetit.

Ndërkohë që për të vërtetuar këtë, Lici u shpreh se ishte i gatshëm që të siguronte dhe një kopje të kontratës së qiras. 

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave.

Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco