Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

44-vjeçari i dënuar për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg, arrestohet në Elbasan

44-vjeçari i dënuar për drogë dhe futjen e sendeve të ndaluara në burg, arrestohet në Elbasan

11:08, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtetsasi U.K, 44-vjeç i shpallur në kërkim është kapur në Elbasan, pasi rezulton i dënuar me 4 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe për futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara brenda burgut.

Nga dënimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, këtij shtetasi i kishin mbetur edhe 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim për të vuajtur.

Njoftimi:

DVP Elbasan

Kapet dhe vihet në pranga një 44-vjeçar në kërkim, i dënuar me burgim për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim".  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit:    
 
U. K., 44 vjeç, banues në Elbasan. 

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 1 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco