Lajmi i fundit

LIVE- Kreu i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët

Arrestohen babë e bir në Krujë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen babë e bir në Krujë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

09:34, 12/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në lagjen “Derede” të qytetit të Krujës, babë e bir, 44 dhe 22 vjeç, janë arrestuar për dhunë në familje dhe kërcënim me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, 44-vjeçari ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur, ndërsa posedonte pa leje një armë kallashnikov dhe municion luftarak. Djali i tij u arrestua gjithashtu, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi 1 armë kallashnikov, 2 krehra dhe municion, të cilat 44-vjeçari i kishte pa leje.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.   

Ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre të mitur dhe posedonte  armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në banesë, vihet në pranga 44-vjeçari. 

Vihet në pranga dhe djali i tij, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.    

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion luftarak.    

Menjëherë pas njoftimit që morën për dhunë fizike dhe kanosje me armë zjarri, në një familje, në lagjen “Derede”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan punën dhe shkuan menjëherë në adresën e dhënë.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “On Time”, u parandaluan ngjarje të mundshme kriminale në këtë familje, duke arrestuar shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.   

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco