SYRI TV/ Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

SYRI TV/ Reshjet e shiut përmbytin sërish Vlorën, rrugë dhe lagje nën pushtetin e ujit

17:22, 11/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët kryesore të qytetit te Vlorës dhe te Lezhës. Bllokimi i pusetave dhe i kanaleve kanë bërë që disa nga rrugët në këto qytete të mbulohen nga uji. Prej disa orësh qytetarët kanë pasur vështirësi në kalimin në këto rruge, deri në tërheqjen e ujit .

SYRI TV

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje ne Vlorë dhe ne lezhë. Qyteti bregdetar edhe këtë herë nuk i ka shpëtuar ujit që ka mbuluar rrugët kryesore.

Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa nga akset por  edhe lagje të jenë mëngjesin e së enjtes nën pushtetin e ujit. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”. Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”. Ndërkohë që uji është tërhequr nga rrugët pas disa orësh.

Reshjet e dendura te shiut te rena gjate natës kane krijuar probleme edhe ne Lezhe.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kane përballuar nivelin e prurjeve dhe ujerat kane dale në sipërfaqe, duke sjelle përmbytje ne bllokun e banimit 11-janari te lagjes Beselidhja. Ndërkohë që punonjësit e shërbimeve publike për zhbllokimin e pusetave ne qellim largimin e ujit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco