Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi ka shkelur masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata.
I arrestuari është shtetasi J. B., banues në fshatin Taç, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia bëri të ditur se i riu është kapur duke dalë nga banesa, duke thyer kështu vendimin gjyqësor.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 22 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, duke dalë nga banesa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi ka prishur qetësinë publike, duke bërë manovra me automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. D., 57 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi dyshohet se i ka dëmtuar një sipërfaqe toke me bimësi një 37-vjeçari.
Korçë/Më datë 09.09.2025, në fshatin Neviçisht, shtetasi E. H., 42 vjeç, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net