Policia në Tropojë ka vënë në pranga një person i cili dyshohet se ndërtoi 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj të kësaj bashkie.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Kukësit.
Njoftimi i plotë:
Dyshime se ndërtoi 8 objekte pa leje dhe një pishinë brenda rrethimit të banesës së tij, me kërkesë të Prokurorisë Kukës arrestohet shtetasi R.Gj.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja "Gjomakaj", (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojëu konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.
Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.
Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj.Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.
© SYRI.net