Pas dëshmisë së Erogen Vaso Brajoviq sot hetuesit do të pyesin kamerieren Meri Kaceri, e cila mbeti e plagosur në masakrën e Shkodrës.
Të hënën në mëngjes në një lokal në Shkodër në afërsi të bashkisë u qëlluan për vdekje dy persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërmjet të plagosurve është edhe kamerierja e lokalit i cila është jashtë rrezikut për jetën.
Në dëshminë e tij të parë Ragip Gila, i arrestuar nga policia si autori i dyshuar i masakrës në Shkodër, ku mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa u plagosën Erogen Vaso dhe kamerierja Meri Kaceri, ka deklaruar se objektivi i tij ishte vetëm Erogen Vaso Bajroviç, vëllai i Denis Bajroviçit, me të cilin pretendon se kishte një konflikt personal.
© SYRI.net