E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

E rëndë në Tiranë! Gardisti nxjerr armën e shërbimit dhe kërcënon me jetë një qytetar pas sherrit

08:23, 10/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut.

Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë.

Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Ngjarja është referuar në AMP ku kanë nisur menjëherë hetimet. Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin, i cili po këqyret nga grupi hetimor./A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco